Macron mesazh për francezët para Lojërave Olimpike: Bëni stërvitje, ju bën mirë për shëndetin

schedule11:59 - 8 Janar, 2024

schedule 11:59 - 8 Janar, 2024

Me një video brenda një palestre në të cilën ai shihet me një bluzë me mëngë të shkurtra në ngjyrat e Francës dhe një palë doreza boksi të vendosura mbi supe, Emmanuel Macron dërgoi mesazhin e tij të hënën në mëngjes, 200 ditë para nisjes këtë vit të Lojërave Olimpike në Francë.

“Ne do të organizojmë në Francë Lojërat Olimpike dhe Paralimpike, lojëra të gjelbra që do të respektojnë marrëveshjen e Parisit”, tha Macron, duke iu referuar marrëveshjes së nënshkruar në 2015, e cila parashikon një qëllim për të mbrojtur klimën.

Në mbyllje, të videos, ai u kujtua francezëve se sporti është bërë i detyrueshëm çdo ditë për 30 minuta në shkollat ​​fillore, duke theksuar se më shumë sporte të tjera janë përfshirë në shkollat ​​e mesme.

Macron madje u bëri thirrje të gjithëve të bëjnë stërvitje, të paktën 30 minuta në ditë sepse bën mirë për shëndetin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!