Macron: Ligji i imigracionit nuk është fitore për të djathtën ekstreme

schedule08:55 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 08:55 - 21 Dhjetor, 2023

Emmanuel Macron mbrojti projektligjin e diskutueshëm të imigracionit, duke përfshirë masat e mbështetura nga e djathta ekstreme.

Në një deklaratë, Presidenti francez mohoi se ligji i miratuar nga deputetët të martën kishte provokuar një krizë politike në qeverinë e tij, pavarësisht dorëheqjes së një ministri të profilit të lartë.

Macron tha se respekton vendimin e ministrit të shëndetësisë, Aurelien Rousseau, për të dhënë dorëheqjen, por këmbënguli se askush nuk ishte i pazëvendësueshëm, madje as ai.

“Lufta ndaj imigracionit të paligjshëm nuk është vetëm një temë vetëm për të djathtën. Nëse jetoni në një zonë të klasës punëtore të prekur nga kjo, ju do ta miratoni kët ligj. Nëse jetoni në zona të bukura ku nuk jeni të prekur nga këto probleme, mund ta kundërshtoni, por shumë njerëz në zona të ndjeshme e mbështesin këtë ligj”,tha ai.

Macron tha se nuk ishte dakord me të gjitha ndryshimet, por tha se kjo nuk ishte arsye e mjaftueshme për të hedhur poshtë legjislacionin që iu desh më shumë se një vit për t’u hartuar dhe miratuar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!