Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Macron kërkon lirimin e shkencëtarëve të burgosur në Iran

schedule07:18 - 8 Janar, 2020

schedule 07:18 - 8 Janar, 2020

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka kërkuar homologut të tij iranian, Hassan Rohani, lirimin e menjëhershën të dy shkencëtarëve të ndaluar në Iran, midis të cilëve antropologia franko-iraniane Fariba Adelkhah, ndaj së cilës u hoq akuza për spiunazh.

“Duke patur parasysh zhvillimet e fundit, Emmanuel Macron kërkoi lirimin e menjëhershën të bashkatdhetarëve tanë, Fariba Adelkhah dhe Roland Marchal”, deklaroi presidenca franceze.

Autoritetet gjyqësore iraniane hoqën dorë nga akuza për spiunazh ndaj Fariba Adelkhah, njoftoi sot avokati i saj, një krim ky i dënueshëm në disa raste me vdekje.

Kujtojmë që mbi shkencëtaren rëndojnë edhe dy akuza të tjera: propagandë kundër sistemit politik të republikës islamike dhe marrëveshje të fshehta kundër sigurisë kombëtare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!