Macron i bën thirrje Libanit të formojë qeverinë e re

schedule09:04 - 1 Shtator, 2020

schedule 09:04 - 1 Shtator, 2020

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Libanit që të formojë sa më shpejt qeverinë e re, pas emërimit të kryeministrit të ri.

Ish-ambasadori i Libanit në Gjermani, Mustapha Adib, ka marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve si kryeministër i ri i vendit.

Zyrtarë të lartë libanezë thonë se ndërmjetësimi i Macron ka qenë thelbësor në arritjen e konsensusit mbi emërimin.

Macron arriti në Bejrut të hënën për vizitën e tij të dytë që nga shpërthimi vdekjeprurës. Gjatë qëndrimit të tij ai pritet të shtyjë politikanët libanezë për të trajtuar korrupsionin dhe humbjet financiare.

Duke folur para gazetarëve, ai tha se një qeveri e re duhet të formohet “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Qeveria e fundit dha dorëheqjen pas shpërthimit shkatërrues në kryeqytet, Bejrut, më 4 gusht.

Të paktën 200 persona u vranë nga shpërthimi, i shkaktuar nga nitrat amoni i ruajtur në mënyrë të pasigurt në portin e qytetit. /abcnews.al