Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Macron: Franca do votojë kundër nënshkrimit të marrëveshjes së lirë tregtare me bllokun Mercosur

schedule19:18 - 8 Janar, 2026

schedule 19:18 - 8 Janar, 2026

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi të enjten se Franca do të votojë kundër nënshkrimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë me bllokun Mercosur, që pritet të hidhet në votim të premten.

Macron theksoi se marrëveshja nuk garanton standarde të mjaftueshme për mbrojtjen e fermerëve, mjedisit dhe sigurisë ushqimore. Qëndrimi i Francës mund të ndikojë ndjeshëm në ecurinë e procesit brenda Bashkimit Evropian.

Mercosur është një bllok ekonomik dhe tregtar i Amerikës së Jugut, i krijuar për të nxitur tregtinë e lirë dhe bashkëpunimin ekonomik mes vendeve anëtare.



Anëtarët kryesorë të Mercosur janë: Brazili, Argjentina, Uruguai, Paraguai.

Qëllimi i Mercosur është të lehtësojë qarkullimin e mallrave, shërbimeve dhe investimeve mes vendeve anëtare, si dhe të negociojë marrëveshje tregtare me vende dhe blloqe të tjera, si Bashkimi Evropian.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!