Franca do të rifillojë ndërtimin e reaktorëve bërthamorë për të siguruar pavarësinë e saj energjetike dhe për të përmbushur objektivat klimatike, njoftoi sonte presidenti Emmanuel Macron.
“Për të garantuar pavarësinë energjetike të Francës, për të garantuar furnizimin me energji elektrike të vendit tonë dhe për të arritur objektivat tona, veçanërisht neutralitetin e karbonit në vitin 2050, do të fillojmë, për herë të parë në dekada, ndërtimin e reaktorëve bërthamorë. Do të vazhdojmë të zhvillojmë burimet e rinovueshme të energjisë”, tha ai në një fjalim televiziv. /abcnews.al