Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Macron emëron Jean Castex kryeministër të Francës

schedule18:21 - 3 Korrik, 2020

schedule 18:21 - 3 Korrik, 2020

Presidenti francez, Emmanuel Macron, pas dorëheqjes së kryeministrit Edouard Philippe, ka emëruar në vendin e tij nëpunësin e lartë civil, Jean Castex, i cili hartoi politikën për lehtësimin e masave të izolimit gjatë pandemisë, si kryeministrin të ri të vendit.

Castex, 55 vjeç, ka shërbyer gjithashtu si president i Agjencisë Kombëtare të Sporteve në Francë dhe ka mbikëqyrur përgatitjet për Lojërat Olimpike të “Paris 2024”.

Masa e Macronit për të rifreskuar qeverinë e tij, vjen pasi partia e tij shënoi humbje në zgjedhjet lokale.

Vëzhguesit thonë se zëvendësimi i Philippes, i cili është më i popullarizuar në publik sesa presidenti, mund të provokojë një bixhoz të rrezikshëm politik për Macronin, pasi ish-kryeministri mund të dalë si një rival presidencial më 2022./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!