Macron: E qartë, Lukashenko duhet të largohet! Bjellorusia: Perëndimi po na destabilizon

schedule15:34 - 27 Shtator, 2020

schedule 15:34 - 27 Shtator, 2020

Presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh se udhëheqësi i Bjellorusisë Alexander Lukashenko duhet të tërhiqet nga pushteti.

Është e qartë se ai duhet të largohet. Ajo që po ndodh në Bjellorusi është një krizë pushteti, një pushtet autoritar që nuk mund të pranojë logjikën e demokracisë dhe detyrohet me forcë” tha ai.

Ndërkohë që ministri bjellorus i Punëve të Jashtme Vladimir Makei akuzoi vendet perëndimore për përpjekje për të mbjellë “kaos dhe anarki” në ish-republikën Sovjetike.

Ne po shohim përpjekje për të destabilizuar situatën në vend” tha ai në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ndërhyrja në punët tona të brendshme, sanksionet dhe kufizimet e tjera ndaj Bjellorusisë do të kenë efektin e kundërt dhe është e dëmshme absolutisht për të gjithë” tha ai.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në Bjellorusi që nga zgjedhjet e 9 gushtit duke protestuar kundër diktatorit për manipulimin e procesit, por Lukashenko nuk tërhiqet. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!