Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Macron: Do gjejmë xhevahirët/ “Autorët e grabitjes në Louvre do mbajnë përgjegjësi penale”

schedule15:21 - 8 Nëntor, 2025

schedule 15:21 - 8 Nëntor, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua se xhevahiret e grabitura nga muzeu i Luvrit do të gjenden dhe do të rikthehen.

Në një deklaratë gjatë turnetu të tij në Amerikën Latine, Macron premtoi se autorët do të mbajnë përgjegjësi për krimin e tyre.

“Kemi filluar të arrestojmë një pjesë të bandës që kreu këtë vjedhje. Xhevahiret do të gjenden, autorët do të arrestohen dhe do të dalin para drejtësisë”

Më tej kreu i shtetit francez garantoi se siguria e muzeut më të vizituar në botë do të rishikohet plotësisht.

“Është një mundësi për të dalë edhe më të fortë nga ajo që ndodhi”, tha Macron.

Presidenti francez iu referua planit “Rilindja e Re e Kuvrit” që parashikon një portë të re të madhe hyrjeje për muzeun dhe një dhomë të dedikuar për Mona Lisën e Leonardo Da Vinçit.

Kostoja e këtij projekti kap 1.15 miliardë euro, edhe pse ekipi I Macron kishte parashikuar një shpenzim prej 700-800 milionë euro.

Ndërkohë muzeu më I famshëm në botë ka prezantuar masat emergjente të sigurisë që përfshijnë krijimin e një organi koordinues sigurie dhe instalimin e kamerave shtesë të sigurisë.

Tre javë pas asa që u konsiderua grabitja e shekullit, janë arrestuar të paktën 7 të dyshuar, por bizhuteritë ende nuk janë gjetur.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!