Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi të dielën se një dialog me Rusinë duhet të mbahet.
“Ne po bëjmë gjënë e duhur duke i lënë dyert e hapura për negociatat me Rusinë. Përndryshe, ne do të kishim hequr dorë nga rendi ndërkombëtar, si dhe nga paqja dhe siguria”, tha Macron në një intervistë për të përditshmen La Tribune.
Megjithatë, Macron vuri në dukje në të njëjtën kohë se ishte e nevojshme të vazhdohej me politikën e “paqartësisë strategjike” në lidhje me Rusinë.
Në fund të prillit, Macron tha duke folur në Universitetin e Sorbonës në Paris se Evropa duhet të jetë e përgatitur për të ndërtuar marrëdhënie me Rusinë pas përfundimit të konfliktit në Ukrainë.
Macron theksoi gjithashtu se aftësitë teknike dhe diapazoni i goditjes së raketave balistike ruse rrezikojnë vendet evropiane./abcnews.al