Macron: Dialogu me Putin ka ngecur pas zbulimit të vrasjeve masive në Ukrainë

schedule09:00 - 19 Prill, 2022

schedule 09:00 - 19 Prill, 2022

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se dialogu i tij me presidentin rus Vladimir Putin ka ngecur pas zbulimit të vrasjeve masive në Ukrainë, The Guardian.

“Që nga masakrat që kemi zbuluar në Bucha dhe në qytete të tjera, lufta ka marrë një drejtim tjetër, kështu që unë nuk kam folur me tw qw atëherë, por nuk e përjashtoj mundësinë që tw do tw bisedoj me të ardhmen”, tha Macron.

I pyetur pse ai nuk kishte ndjekur shembullin e liderëve të tjerë europianë dhe udhëtoi në kryeqytetin ukrainas, Kiev, Macron tha:

“Unë do të shkoj në Kiev, por do të shkoj atje për të sjellë diçka të dobishme me vete sepse është e qartë që nuk kam nevojë të udhëtoj atje për të treguar se i mbwshtes ata”, tha Macron, duke shtuar se ai kishte folur rreth 40 herë që nga fillimi i luftës me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Nëse shkoj në Kiev, do të jetë për të bërë një ndryshim,” shtoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!