Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Boris Johnson këtë të dielë janë takuar në margjinat e samitit të G20 në Romë mes një mosmarrëveshjeje në rritje mbi të drejtat e peshkimit pas Brexit në Kanalin Anglez.
Në këtë takim bëhem me dije se dy liderit kanë rënë dakord që të punojnë së bashku për të ulur tensionet.
Macron i ka thënë homologut të tij në Mbretërinë e Bashkuar të “respektojë” rregullat.
Franca është e zemëruar që Britania dhe Ishujt Kanal të Jersey dhe Guernsey nuk kanë lëshuar mjaftueshëm licenca peshkimi për anijet franceze. Parisi është zotuar se nëse nuk miratohen më shumë licenca do të ndalojë anijet e Mbretërisë së Bashkuar të shkarkojnë kapjet e tyre në portet franceze duke filluar nga e marta dhe do të vendosë kontrolle për të gjitha produktet e sjella në Francë nga Britania.
Ndërkohë të shtunën Johnson i ka thënë shefes së BE-së Ursula von der Leyen se kërcënimet franceze mbi peshkimin ishin “plotësisht të pajustifikuara”.
Ndërkaq Von Der Leyen tha në një postim në Twitter se Komisioni Evropian po “angazhohej intensivisht për të gjetur zgjidhje” për grindjen e peshkimit ./abcnews.al