Mbrëmjen e djeshme presidenti i SHBA-ve Joe Biden i karakterizoi sulmet ruse në Ukrainë, gjenocid kundër popullit ukrainas.
Megjithatë, presidenti francez Emmanuel Macron, i cili ka luajtur një rol të madh në përpjekjen për të bindur Vladimir Putin për t’u tërhequr nga Ukraina, ka refuzuar të mbështesë deklaratën e Joe Biden.
“Do të isha i kujdesshëm me terma të tillë, sepse këta dy popuj (rusët dhe ukrainasit) janë vëllezër”, tha Macron sot në mëngjes, për komentin e presidentit amrokan se Rusia po kryen gjenocid./abcnews.al/