Macron bind Putinin: Inspektorët ndërkombëtarë do të vizitojnë çentralin bërthamor të Ukrainës

schedule16:44 - 19 Gusht, 2022

schedule 16:44 - 19 Gusht, 2022

Presidenti rus Putin dhe ai i Francës Macron kanë rënë dakord për nevojën e domosdoshme që termocentrali bërthamor Zaporizhzhia të vizitohet nga inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), thotë Kremlini.

Një diplomat rus ka konfirmuar gjithashtu se inspektorët ndërkombëtarë mund të lejohen të vizitojnë termocentralin Zaporizhzhia muajin e ardhshëm.

Thirrjet për lejimin e ekspertëve neutralë për të inspektuar uzinën janë intensifikuar javët e fundit, pasi Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar secila tjetrën për bombardimin e vendit.

Mikhail Ulyanov, përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare në Vjenë, ku ka selinë IAEA, thotë: “Ne jemi duke diskutuar këtë çështje me Sekretariatin e IAEA. Pothuajse çdo ditë flas me drejtorin e përgjithshëm të agjencisë, Rafael Grossi.” /abcnews.al