Presidenti francez Emmanuel Macron ndau pritshmëritë e tij për finalen e Kupës së Botës 2022 kundër Argjentinës.
“Unë e konsideroj Francën favorit për ndeshjen finale. Por duhet të pranojmë se Argjentina luan më mirë nga ndeshja në ndeshje. Ky ekip po përparon seriozisht. Mendoj se Franca do të bëhet kampione e botës. Diçka më thotë se ndeshja do të jetë efektive”, tha për Lequipe Macron.
Finalja Argjentinë-Francë do të zhvillohet të dielën më 18 dhjetor. Ndeshja fillon në orën 16:00. /G.D abcnews.al/