Macron akuzon Erdogan: Turqia ka në plan të ndërhyjë në zgjedhjet franceze

schedule19:36 - 24 Mars, 2021

schedule 19:36 - 24 Mars, 2021

Emanuel Macron shprehu shqetësimin e tij se Turqia do të përpiqet të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme në Francë. “Kërcënimet nuk janë të fshehura, prandaj mendoj se duhet të jemi të qartë” tha ai.

Komentet e tij vijnë në një kohë kur marrëdhëniet franceze-turke po ringjallen pas tensioneve midis Macron dhe homologut të tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, për çështje që variojnë nga roli i Islamit në Francë te veprimet e njëanshme të Ankarasë në Mesdheun Lindor dhe Libi.

Macron nuk shpjegoi se si Turqia mund të përpiqet të ndikojë në zgjedhjet franceze. Ai tha vetëm se Turqia do të “luante me opinionin publik” – një referencë e mundshme, sipas Bloomberg, për ndikimin e Ankarasë në pjesë të diasporës turke përmes shkollave, xhamive dhe organizatave të tjera.

Sidoqoftë, Macron theksoi se dialogu me Turqinë mbetet i domosdoshëm, duke theksuar se përveç se është një anëtar i NATO-s, ai është gjithashtu një partner i rëndësishëm tregtar, por edhe një aleat në luftën kundër emigracionit të paligjshëm nga Lindja e Mesme në Evropë./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!