Një grua u trondit kur pa fytyrën e Adolf Hitlerit në veshin e maces së saj. Profili i diktatorit duke përfshirë sytë e tij kërcënues dhe mustaqet famëkeqe mund të shihen duke shikuar nga veshi i koteles Killit.
Ndërsa disa kanë vënë re ngjashmërinë e çuditshme me Hitlerin, shumë të tjerë mendojnë se duket si poeti Edgar Allan Poe, i cili ka shkruar dhe një histori të shkurtër të titulluar “Macja e Zezë”.
“Unë nuk e vura re formën në veshin e maces derisa e postova foton. Mund të shihja që dukej si një burrë, por nuk e kisha menduar se dukej si Edgar Allan Poe derisa dikush tjetër e vuri re.
Padyshim shoh ngjashmërinë, por më duket e pabesueshme dhe pak e frikshme. Nuk kam menduar se ekziston një kuptim i veçantë pas kësaj, por mendoj se mund të jetë shpirti ose rimishërimi i Edgar Allan Poe.“, thotë Matilde Cantor. /abcnews.al