Macja u arratis nga ferma dhe u gjet pas nëntë vitesh, kishte udhëtuar 1610 kilometra

schedule12:25 - 5 Tetor, 2022

schedule 12:25 - 5 Tetor, 2022

Duket e pabesueshme por është e vërtetë historia e Susan Moore nga Kalifornia, e cila humbi macen e saj dhe e gjeti nëntë vjet më vonë! Susan mori një telefonatë të papritur nga Qendra e Kafshëve Companions në Idaho.

“E gjetëm macen tënde, Harriet, ” tha burri në anën tjetër të linjës, sipas gazetës lokale të Idahos “Coeur d’Alene Press”.

Harriet ishte zhdukur nëntë vjet më parë nga ferma e saj në Kaliforni. Ajo e kishte marrë atë nga një strehë disa muaj pasi kishte lindur. Ata u shpërngulën të gjithë së bashku në vend dhe dy vjet pas “birësimit” Harriet u zhduk.

Moore tha se ajo “bëri gjithçka” për ta gjetur. Pas gati 10 vitesh, ajo u gjet në Hayden, Idaho nga një kalimtar 1000 milje larg. Për shkak se macja ishte me mikroçip, Qendra gjeti familjen e saj të vjetër. “Kur familja u përgjigj dhe ne u thamë se kishim macen e tyre, ata mbetën pa fjalë,” tha drejtoresha e qendrës Vicki Nelson.

Detajet se si macja arriti të bënte një udhëtim kaq të gjatë mbeten mister…/abcnews.al