Macja refuzon të zbresë nga çatia e trenit, udhëtimi vonohet 2 orë e gjysmë

schedule21:48 - 5 Mars, 2021

schedule 21:48 - 5 Mars, 2021

Një mace ka refuzuar të zbresë nga çatia e një treni për dy orë e gjysmë. Ajo nuk bindej të zbriste poshtë, prandaj edhe udhëtimi me trenin 125mph Avanti West Coast për në Mançester në orën 20:30 u vonua. Macja ndihej e frikësuar edhe pse iu ofruan metoda të ndryshme të improvizuara për të zbritur.

Menaxheri i stacionit hekurudhor të Rrjetit për Euston, Joe Hendry u shpreh: “Ne shpesh duhet të merremi me zogj brenda stacionit, por është hera e parë në jetën time që duhej të merresha me një mace. Fatmirësisht ky kuriozitet i maces për të qëndruar mbi tren nuk e vrau dhe ne jemi të lumtur që nuk e lejuam atë të përdorte një prej nëntë jetëve të saj”.

Ndërkohë falë ekipit të stacionit dhe stafit të Avanti West Coast macja arriti të shpëtonte. Ndërsa pasagjerët hipën në një tren tjetër, pasi ajo ia bëri të pamundur udhëtimin. /abcnews.al