Një mace që ka lindur me katër veshë po “pushton” Instagramin dhe po grumbullon mijëra fansa në të njëjtën kohë. Kotelja, e quajtur Midas tashmë numëron më shumë se 19 mijë ndjekës në Instagram, pasi pronarja e saj hapi një llogari tre javë më parë.
Macja ka katër veshë për shkak të një mutacioni gjenetik. Macja katër muajshe u adoptua nga një grua në Turqi, e cila shpreson se përpjekjet e saj do të inkurajojnë njerëzit e tjerë të marrin kafshë shtëpiake që mund të mos jenë 100 për qind normale.
/abcnews.al