Një mace nga Kharkiv, e cila ka mbledhur mijëra dollarë përmes llogarisë së saj në Instagram për strehimoret e kafshëve në Ukrainë, ka marrë një çmim ndërkombëtar.
Stepan, e cila tani ka 1.3 milionë ndjekës, mori çmimin World Influencers and Bloggers në Francë.
Stepan dhe pronarja e saj, Anna janë nga Kharkiv. Një javë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ato u evakuuan nga zona e Saltivka, e cila u bombardua rëndë.
Ato janë aktualisht në Francë, por macja ende po mbledh fonde për të mbështetur strehimoret e kafshëve dhe kopshtet zoologjike të Ukrainës.
Stepan fillimisht u bë virale për imazhet dhe videot, ku shfaqej e ulur me krahun e saj të mbështetur në një tavolinë pranë një gote verë ose kokteji me dritat në sfond dhe dukej krejtësisht e pambrojtur në çdo situatë./abcnews.al