Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Machado, me varkë drejt Nobelit/ Video e arratisjes nga brigjet venezueliane në dhjetor

schedule15:32 - 17 Janar, 2026

schedule 15:32 - 17 Janar, 2026

Pamjet që po shikoni janë momenti kur Maria Corina Machado, liderja e opozitës venezueliane, u arratis nga vendi në muajin dhjetor për të marrë çmimin Nobel për Paqen në Norvegji.

Ekipi i shpëtimit “Grey Bull”, një organizatë me bazë në Shtetet e Bashkuara, kanë publikuar një video që tregon si e ndihmuan Machadon të dilte nga vendi pas thuajse një viti që qëndronte e fshehur.

Ajo hipi në një varkë nga bregu i Venezuelës dhe lundroi drejt një pike takimi në Detin e Karaibeve. Atje, ajo u mor nga themeluesi i Grey Bull dhe veterani i forcave speciale, Bryan Stern, dhe ekipi i tij, të cilët po e prisnin në një varkë tjetër.



Videoja e redaktuar dy-minutëshe e publikuar të premten tregon momentin kur Machado arriti dhe hipi në anijen e dytë në mes të natës.

Pasi konfirmon identitetin e Machados, dëgjohet Stern duke e ndihmuar opozitaren të hipë në varkën e tij, megjithëse momenti i saktë i transferimit mezi shihet për shkak të errësirës së natës.

“Unë jam María Corina Machado. Jam gjallë. Jam shëndoshë e mirë dhe shumë mirënjohëse ndaj Grey Bull”, dëgjohet të thotë Machado në video.

Stern tha se ata arritën në breg herët në mëngjes pas një udhëtimi të gjatë, të ftohtë dhe të tensionuar. Nga atje, Machado hipi në një aeroplan që shkonte në Norvegji, ku do të merrte Çmimin Nobel dhe do të shihte familjen e saj.

Liderja e opozitës venezueliane u takua së fundmi me presidentin amerikan Donald Trump, të cilit i dorëzoi medaljen e Nobelit për Paqe. Ajo u shpreh e gatshme të marrë drejtimin e vendit të saj kur të vijë momenti i duhur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!