Nedim Bajrami mund të shitet në verë për 10 milionë euro dhe për shërbimet e tij e mesfushorit interesohen disa klube, mes tyre Lazio dhe Napoli.
Massimo Maccarone ka dhënë një mendim në lidhje me Bajrami dhe mendon se fantazisti i kombëtares shqiptare nuk është gati për skuadrën e Spalletti.
“Nuk është akoma gati për të luajtur titullar te Napoli. Ka akoma nevojë për kohë. Ka shumë kualitet, po për momentin nuk e shoh si një titullar te napolitanët”, ka deklaruar Maccarone. / abcnews.al