Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Ma riktheni në Torino”, Allegri vë Juven në aksion për një ballkanas

schedule20:17 - 29 Maj, 2021

schedule 20:17 - 29 Maj, 2021

Miralem Pjanic nuk është në planet e Barcelonës sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit po kërkojnë zgjidhje për ta laeguar në verë, qoftë edhe me formulën e huazimit.

La Gazzetta dello Sport raporton se Juventusi do tentojë rikthimin e boshnjakut. Vitin e shkuar ai u largua si këmbim me Arthur, por rikthimi i Allegrit te Zonja ndryshon gjithçka.

Bëhet me dije se trajneri i ka kërkuar klubit rikthimin e Pjanic. Ishte pikërisht Allegri, që e mori atë nga Roma në vitin 2016 dhe së bashku fituan 3 tituj kampion Italie, teksa mesfushori e vendosi veten mes më të mirëve.



 

Tashmë Allegri e do sërish krah tij 31-vjeçarin dhe ky operacion është tërësisht i mundshëm, duke parë dëshirën e Barcelonës për ta larguar dhe sezonin gri të boshnjakut në “Camp Nou”. Ai luajti në 30 ndeshje këtë sezon, por vetëm 13 prej tyre i nisi nga minuta e parë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!