Lyon i nxjerr në shitje të “gjithë”, tre klube të mëdha pas mbrojtësit

schedule09:25 - 8 Shtator, 2020

schedule 09:25 - 8 Shtator, 2020

Ekipi i Lyon duket se nuk do të kursehet për asnjë futbollist dhe presidenti Aulas, i ka nxjerrë të gjithë në shitje, pas një sezoni impresionues në UEFA Champions League.

Depay dhe Auoar janë asetet më të shtrenjtë të klubit dhe janë nxjerrë në shitje, ndërsa mbrojtësi Marcal u shit te Wolverhampton. Te Lyon do të ketë dhe një largim tjetër.

Mbrojtësi belg, Jason Denayer, është në listën e lojtarëve për t’u shitur dhe menjëherë tre klube të njohura janë vënë pas tij. Arsenali, Atletico Madrid dhe Napoli duan firmën e mbrojtësit, i cili ka alternativa për të zgjedhur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!