Luzi nuk pyet as për Partizanin B, triumfojnë Vllaznia e Mirdita

schedule15:07 - 16 Nëntor, 2019

schedule 15:07 - 16 Nëntor, 2019

Luzi 2008 nuk di të ndalet në Kategorinë e Dytë. Skuadra kavajase ka mundur ekipin e dytë të Partizanit me rezultatin 3-2. Të kuqtë u ndëshkuan tre herë nga sulmuesi Sejdini, ndërkohë që “demat” u përgjigjën me Bërdufin. Në lojë ishte edhe Joseph Ekuban, i marrë për ekipin e parë. Sulmuesi ganez as me ekipin e dytë nuk po ia del të shënojë gola, madje sot është ndëshkuar edhe me karton të verdhë.

Vora ka marrë tre pikë më vlera në trasnfertë, pasi mposhti në derbi skuadrën e Spartakut. Deliallisi shënoi dy gola të shpejtë, për t’i lënë radhën Mashit. Vendasit në fund shënuan dy herë, por ishte Vora që mori pikët e plota.

Renditja e grupit A të Kategorisë së Dytë

Mirdita-Sopoti ishte një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij grupi, që u vendos me golin e Pjetrit. Në Shkodër u zhvillua një tjetër derbi dhe ishte Vllaznia B që theu me rezultatin 3-2 ekipin e Adës. Bie në sy te shënuesit, sulmuesi i ekipit të parë, Belajdi Pusi. Kamza vijon me rezultatet negative dhe këtë herë është mposhtur nga Gramshi, që realizoi me anë të Zaimit.

KATEGORIA E DYTË – JAVA 8
E shtunë, më 16 nëntor, ora 13:00

Grupi A
Spartaku-Vora 2-3
Internacional Tr-Tirana B 1-2
Kamza-Gramshi 0-1
Vllaznia B-Ada 3-2
Mirdita-Sopoti 1-0
Luzi 2008-Partizani B 3-2

/abcnews.al