Lutjet e Papa Françeskut/ Ati i Shenjtë mbajti meshën “Urbi et Orbi” në Vatikan

schedule16:01 - 25 Dhjetor, 2024

schedule 16:01 - 25 Dhjetor, 2024

Le të heshtin armët dhe të kumbojë paqja në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Ky ishte mesazhi që dha në këtë ditë Krishtlindjesh nga Lozha qendrore e Bazilikës së Shën Pjetrit Papa Françesku. Ati i Shenjtë bëri thirrje për një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës dhe fund të vuajtjes së civilëve të pafajshëm në luftën që po zhvillohet në Gaza.

“Le të shuhet zhurma e armëve në Ukrainë!  Le të ketë bota guximin e nevojshëm për të hapur derën e negociatave dhe dialogut për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Le të hesht zhurma e armëve në Lindjen e Mesme dhe le të shohim së bashku djepin e Jezu Krishtit në Betlehem. Mendimet dhe lutjet e mia janë me komunitetin e Krishterë në Izrael dhe Palestinë dhe veçanërisht me komunitetin Hebre. Lutjet e mia shkojnë për civilët e Gazës, ku gjendja humanitare është jashtëzakonisht e rëndë. Le të ketë armëpushim, të lirohen pengjet dhe të ketë ndihmë për popullin i cili është i rraskapitur nga uria dhe lufta. Jam pranë edhe komitetit të Krishtertë në Liban dhe në Siri në këto kohë delikate. Qofshin dyert e dialogut të hapura për rajonin e shkatërruar nga konflikti.”

Ati i shenjtë bëri thirrje që në këto krishtlindje të falim të tjerët dhe të shuajmë armiqësitë duke iu drejtuar Zotit, dera e të cilit është e hapur gjithnjë.

“Vëllezër dhe motra mos kini frikë! Dera e zotit është gjithnjë e hapur për ju, nuk keni nevojë të trokisni. Eja të pajtohemi me Zotin sepse nëpërmjet këtij hapi do të pajtohemi me veten, me njëri tjetrin dhe me ata që I quajmë armiqtë tanë. Mëshira e Zotit e shpërbën urrejtjen dhe shpirtin e hakmarrjes, kjo mëshirë zgjidh çdo nyjë dhe shemb çdo mur.  Ne na mungon guximi për të tejkaluar këtë derë pasi na sfidon të shqyrtojmë jetët tona.  Jezusi është dera jonë e paqes, dhe duke trokitur në këtë derë ju do të bëheni peligrinazh i shpresës për të tejkaluar përçarjet.”

Në lutjet e tij Urbi et Orbi Papa Françesku bëri thirrje që njerëzit të hapin zemrën dhe të ndihmojnë ata që janë në nevojë, ndërsa tha se duhet të mësohemi të falim borxhet ndaj vendeve dhe njerëzve të varfër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!