Kryetari aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri ka pranuar humbjen në balotazh duke e uruar kandidatin e Vetëvendosjes, Alban Hyseni. Haziri në një konferencë për media tha se Alban Hyseni do të jetë kryetar i ri i Gjilanit.
“Z.Alban Hyseni është kryetari i ri i Gjilanit. Duke qenë kryetar në detyrë, do të filloj bartjen e përgjegjësive, gjilanasit i përgëzoj për kulturën në zgjedhje. Vetëvendosjes ja ka besuar kryetarin e komunës, do të vazhdoj të jem i interesuar për zhvillimin e qytetit tim”, tha Haziri.
Në anën tjetër, Haziri ka thënë se LDK-ja vazhdon të jetë e para në Asamble komunale. Ai ka shtuar se nga nesër do të fillojë përgatitjen për tranzicionin. g.v/abcnews.al