Milani mori në janar Mario Mandzukic, i cili pritej të merrte përgjegjësi në sulm dhe të ishte një alternativë luksi për të bërë rotacion gjatë sezonit të ngjeshur, të diktuar nga pandemia.
Por Mandzukic nuk ka arritur të ambientohet në Milano dhe nuk ka mund të lërë përshtypje te trajneri Pioli. Sulmuesi ka luajtur 5 ndeshje këtë sezon dhe nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës.
Në këto kushte te Milani kanë vendosur për të ardhmen e ballkanasit. Maldini ka vendosur të mos e shfrytëzojë të drejtën e rinovimit automatik edhe për një vit tjetër me Mandzukic dhe kroati do largohet në fund të sezonit. /abcnews.al