Një 44-vjeçar është arrestuar këtë të martë në Lushnjë, pasi është kapur në flagrancë duke shitur doza të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit fizik në banesën e të arrestuarit, u gjetën doza kokainë dhe heroine, të cilat u seksutruan në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, i ndante në doza në banesën e tij dhe i shiste në lagje të ndryshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
/abcnews.al