Një 43 vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar është vënë në Praga nga policia në Lushnje, sipas policisë 43 vjeçari merrte me qira automjete dhe nuk kryente pagesën ndaj subjekteve.
Njërin nga automjetet e marra me qira nëpërmjet mashtrimit, ia ka shitur një shtetasi në fshatin Frakull e Madhe, Fier.
43 vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”. Ndaj tij gjykata e fierit kishte caktuar masën arrest në burg.