Komisariati i Policisë Lushnjë ekzekutoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për një 29-vjeçar.
Gjykata e Apelit Juridiksionit të Përgjithshëm ka caktuar masën ‘arrest në burg’ për të riun, për veprën penale “Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
“Komisariati i Policisë Lushnjë ekzekutoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin, 29 vjeç, banues në Lushnjë, që ia ka caktuar Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al