Disa persona në Lushnje janë konfliktuar me sende të forta, ku gjithashtu janë përdorur edhe thikat.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur mes 5 personave, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta.
I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, teksa pas marrjes së mjekimit, bashkë dy nga personat e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje.
Ndërkaq policia është në kërkim të dy të tjerëve, të cilët ishin gjithashtu pjesë e konfliktit ku mbeti i plagosur 29-vjeçari./abcnews.al