Lushnja shnërrohet në “market”, Bylisi i rrëmben dy lojtarë

schedule19:50 - 24 Korrik, 2022

schedule 19:50 - 24 Korrik, 2022

Bylisi vazhdon përforcimet për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, ku synimi kryesorë është qëndrimi në “Abissnet Superiore”.

Skuadra e drejtuar nga Jeton Beqiri ka një detyrë të vështirë në elitë. Mallakastriotët kanë huazuar disa futbollistë, duke i hapur vendin emrave të rinj në ekip.

Nga Ballshi bëjnë me dije se Bylis ka gjetur akordin me dy ish-lojtarët e Lushnjës, Xhonatan Lajthia dhe Aldo Qoshku. Lajthia luan në mesin e fushës dhe fashën e djathtë në këtë rol, teksa ka eksperiencë edhe te Teuta, Erzeni e Egnatia.

Nga ana tjetër Qoshku është produkt i Skënderbeut, teksa ka luajtur edhe me Dinamon. Të dy lojtarët sezonin e shkuar bënë mirë te Lushnja, me Bylis që forcon mesin e fushës me këto dy afrime. /f.a/abcnews.al