Lumturia shndërrohet në hidhërim, ylli i Spanjës mëson vdekjen e të atit pas fitimit të Kupës së Botës

schedule10:47 - 21 Gusht, 2023

schedule 10:47 - 21 Gusht, 2023

Nga gëzimi më i madh deri te trishtimi më i madh që mund të ndjejë një person, atë të humbjes së një njeriu të dashur.

Olga Carmona shënoi golin e vetëm të Spanjës në fitoren e tyre ndaj Anglisë në finalen e Kupës së Botës për femra. Lojtarja më e mirë dhe kapitenia e kombëtares ishte ajo që e çoi Spanjënë në majën e botës, por as ajo nuk mund ta imagjinonte lojën e shëmtuar që do t’i bënte jeta e saj.

Pak pas përfundimit të finales në Australi, Carmona mori vesh për vdekjen e babait të saj.

“Dhe pa e ditur unë kisha yllin tim para se të fillonte ndeshja. E di që më ke dhënë forcën për të arritur diçka unike. E di që më ke parë sonte dhe se je krenar për mua. U prefsh në paqe babi”, ka shkruar ajo në Twitter./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!