Lumir Abdixhiku zbulon kur do të mbahet takimi me Kurtin dhe Osmanin

schedule12:33 - 16 Mars, 2021

schedule 12:33 - 16 Mars, 2021

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se të premten do të takohet me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti dhe u.d e Presidentes, Vjosa Osmani, për tu konsultuar për formimin e institucioneve.

Këtë e bëri të ditur Abdixhiku gjatë homazheve në Prekaz. Ai shtoi se beson që gjatë kësaj jave do të formohen edhe organet drejtuese të LDK-së.

Kreu ui LDK tha se takimi me Kurtin dhe Osmanin do të mbahet të premten në orën 14:30.

“Po besoj që gjatë javës do të kemi konsolidimin e gjitha organeve drejtuese të LDK-së, dhe do të vazhdojmë konsultimet e brendshme për zhvillimet politike në vend. Takimin e radhës e kemi të konfirmuar me Osmanin dhe kryetarin e LVV-së për këtë të premten në orën 14:30, do të vazhdoj konsultimet me akterët e brendshëm të LDK-së për këtë takim”, ka thënë Abdixhiku.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!