Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, lumi i Shkumbinit po del nga shtrati.
Zëvendës kryeministri Erion Braçe, me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale u ka bërë thirrje banorëve të disa fshatrave ‘tu binden urdhrave” dhe të largohen vetë dhe bagëtitë nga toka e argjinaturës.
Në postimin e tij, Braçe shkruan se çdo banor i fshatrave Çerme e Sipërme, Proshkë, Çerme Pasha, Çerme Shkumbin dhe Sulzotaj duhet të largohet nga zonat afër lumit që janë të rrezikuara.
Si pasojë e reshjeve të shiut ka ditën e sotme janë paraqitur probleme në zona të ndryshme. Në Memaliaj disa shtëpi u përmbytën.
Postimi i plotë i Braçes:
LUMI SHKUMBIN PO DEL NGA SHTRATI!
Cdo banor i fshatrave Cerme e Siperme, Proshke, Cerme Pasha, Cerme Shkumbin, Sulzotaj, ti bindet urdhrave te kryepleqve dhe policise per tu larguar vete dhe cdo kafshe, mjete nga toka e argjinatures se lumit-buza e lumit deri ne argjinature!
Menjehere!
Bindjuni urdherave te autoriteteve!
/abcnews.al/
https://www.instagram.com/p/B9cDDGsH7yp/?utm_source=ig_web_copy_link