Lumi i Shalës, atraksioni fantastik? Ekspertja e njohur: Mos e ekzagjeroni!

schedule13:46 - 9 Shtator, 2020

schedule 13:46 - 9 Shtator, 2020

Në programin live të përditshëm, “ABC e pasdites”, moderatori Ermal Peçi mirëpriti në studio personazhet e njohura si këngëtarja Xheisara, Teuta Borova dhe Albana Nanaj.

Kufizimi i lëvizjes gjatë pushimeve verore dhe fokusimi tek turizmi shqiptar, ishte qendra e bisedës.

Të pyetur nga Ermali nëse promovimi në mediat sociale nga figurat publike ka qenë i sinqertë apo i imponuar, ndau në pro dhe kundër panelin.

Teksa u përmendën disa vende tejet të vizituara, u fol edhe për lumin e Shalës, të krahasuar me Tajlandën. Mesa duket autorja televizive dhe ekspertja e turizmit Nanaj, nuk është dhe aq pro këtij epiteti që i është vënë Tajlandës:

‘Tajlanda e Shqipërisë? Ok, jam dakort për promovimin, por tani të mos e ekzagjerojmë. Duhet të jemi realistë. Si malet tona ka kudo”, tha ajo.

Ndërkohë duke buzëqeshur Teuta iu drejtua Ermalit:

“Do shkoj unë në Tajlandë e do të nis foto…”

Ndiqni më shumë nga biseda në videon e mëposhtme:

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!