Lulzim Basha uron besimtarët për Fitër Bajramin: Agjërim të pranuar e shpresë të përtëritur

schedule22:31 - 12 Maj, 2021

schedule 22:31 - 12 Maj, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin. Në një postim në Twitter, lideri demokrat u uron besimtarëve agjërim të pranuar, lutje të pranuara e shpresë të përtëritur.

POSTIMI

“Nga zemra ju uroj gjithë besimtarëve myslimanë Gëzuar Fitër Bajramin! Agjërim të pranuar, lutje të pranuara, shpresë të përtëritur.
Zoti e bekoftë Shqipërinë!”  /abcnews.al/