Inxhinierja Luljeta Bozo i është bashkuar Partisë Socialiste me ftesë të kryeministrit Edi Rama për të qenë në listën e kandidatëve të zgjedhjeve të 25 prillit. Gjatë fjalës së saj në prezantim, Bozo tha se nga ky tërmet kanë mësuar shumë në lidhje me shkeljet që janë bërë me ndërtimet.
Inxhinierja theksoi se procesi i rindërtimit i qeverisë ka ecur mirë, duke sjellë shembullin e Italisë që siç thotë Bozo ka ende qytetarë në rulo, 10 vite pas tërmetit.
Lexo edhe: Rama prezanton Bozon si kandidate për deputete: Je në kohën e duhur dhe në vendin e duhur
“Tërmeti është një dukuri e frikshme dhe e rrezikshme. Nga ky tërmet përveç atyre që kemi thënë ne nxorëm disa mësime që kanë lidhje me shkeljet që janë bërë. Më vjen mirë që në periudhën, që qeveria e reagoi shpejt që nuk mbetu njeri jashtë dhe filloi menjëherë përpjekjet për të siguruar fondet. Më vjen mirë që ato që kemi konstatuar defekte në ndërtim, janë realizuar në këtë program të rindërtimit.Filloi programi në ato zona ku kishte shkatërrime më të mëdha dhe në zonat rurale. Këtu u bë shumë mirë. Kemi pasur një defekt se shtëpitë në fshat janë shumë të shpërndara dhe kanë pasur probleme për ti ringritur dhe janë zbatuar të gjitha rregullat. Këta e kanë dhuratë për mua, të hysh në shtëpi pa shpenzuar asnjë lekë. I kemi shembujt rreth e rrotull, në Itali ka mbi 10 vjet që ka rënë treti dhe akoma janë në rulota. Këtu jo vetëm që nuk paguan asnjë lekë, u bë shumë mirë që u fillua”, tha Bozo.
Inxhinierja tha më tej duhet të sqarohen qytetarët se ndërtimet nuk bëhen menjëherë. Sipas saj, duhet të ketë transparencë për fondet. “Mund të ketë nevojë për cik më shumë transparencë kur thotë u vodhën fondet. Se kështu pazar poshtë e përpjetë bëhet plot“, tha ajo, ndërsa në fund premtoi se do të bëjë më të mirën.
“Do bëj më të mirë, do përpiqemi sa të kemi fuqi për të bërë për popullin tonë që ka qenë gjithnjë i vuajtur, por që do të bëjmë më të mirën“, u shpreh Bozo. g.v/abcnews.al