“Lulja penis” çel për herë të parë pas dy dekadash

schedule11:29 - 29 Tetor, 2021

schedule 11:29 - 29 Tetor, 2021

Në një kopsht të Holandës ka çelur një bimë e rrallë, e cila ka një formë të gjatë.  Njihet si “lulja penis” dhe kjo është  hera e tretë që këto bimë lulëzojnë në Europë që nga viti 1997, sipas kopshtit botanik të Universitetit të Leiden, Leiden Hortus Botanicus, shkruan CNN

Bima gjashtëvjeçare- emri shkencor për të cilën është Amorphophallus decus-silvae  u kultivua nga një kopshtar Rudmer Postma. Personeli i kopshtit vuri re fillimisht sythin e luleve në mes të shtatorit dhe në pak më shumë se një muaj, sythi është bërë rreth gjysmë metër, me kërcellin e ngushtë që arrin deri në 2 metra.

“Lulja penis” kërkon një mjedis shumë të ngrohtë dhe të lagësht dhe për këtë arsye është e vështirë të rritet në Europë. Por aroma e saj e tmerrshme është e ngjashme me mishin e kalbur. Por pikërisht aroma e lules  i ndihmon kopshtarët të parashikojnë se kur bima do të lulëzojë, gjë që sipas tyre ndodh në dy faza: faza e lulëzimit femëror dhe faza e lulëzimit mashkullor.

Gjatë fazës së lulëzimit femëror, pjesa e bardhë e lules e quajtur spadix lëshon aromë të keqe.

Lulja lulëzon kryesisht në pyjet tropikale të Indonezisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!