Lulëzimi i qershive në Japoni këtë vit erdhi më herët, shkak ngrohja globale

schedule08:09 - 5 Prill, 2021

schedule 08:09 - 5 Prill, 2021

Nëse e mendoni sesi do të dukej Japoni në pranverë, e para gjë që do ju vijë në mendje janë lulet e famshme të qershive , të njohura si “sakura”. Lule të bardh dhe rozë që shpërthejnë nëpër qytete dhe male, ndërsa petalet e tyre mbulojnë tokën, informon abcnews.al.

Lulet, të cilët përjetojnë një kulm lulëzimi  që zgjat vetëm disa dita, festohen në Japoni prej më shumë se një mijë vjet. Turma njerëzish dalin duke parë dhe shijuar pemët si dhe duke bërë piknikë nën to.

Por këtë vit, sezoni i tyre ka ardhur dhe ka ikur sa hap e mbyll sytë, duke regjistruar një nga lulëzimet më të hershme. Shkencëtarët paralajmërojnë se kjo është pasojë e krizës së madhe klimatike që po kërcënon ekosistemet kudo./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!