Lulet anti-stres në kohë Pandemie, shitësit: Kërkesat nuk janë si më parë

schedule17:09 - 7 Maj, 2020

schedule 17:09 - 7 Maj, 2020

Pranvera është  periudha e mbjelljes së luleve, të shumtë janë qytetaret të cilet  e kanë shftytëzuar edhe si terapi anti-stresi në këtë pandemi.  Shitësit nga ana tjetër thonë se kërkesat kane rënë ndjeshëm edhe pse jemi në pikun e sezonit të  mbjelljeve.

Muajt  mars – qershor, sipas specilistëve janë më të këshillueshëm për të mbjellë lule. Trëndafilat dhe karafilat  qëndrojnë në krye te preferencave.

“Kam shumë vite që merrem me lulet, janë si anti-stres”, thotë një qytetare.

Përzgjedhja e luleve është e ndryshme disa  kërkojnë lule që zgjasin përgjatë gjithë vitit, ka nga ato te cilët kërkojnë  lule te sezonit

“Lulja ime e preferuar ‘viskos’ quhet. Ka një aromë të shkëlqyer. E mbush shtypin ëme aromë”, shprehet qytetarja.

“Në datë 27 jemi hapur. Ka njëfarë rënie sepse njerëzit kanë merak. Kërkohen kryesisht luletbe ballokonit. Ka një ngjeshje punësh, por kërkesa nuk është si çdo vit”, thotë shitësi.

Por nuk mungojnë porositë për festa dhe ditëlindje.  “Çojnë dhurata për ditëlindje, për sebepe të ndryshme”, thotë ai.

Specialisti  jep këshillat për jetëgjatësinë e  luleve të ushqehet me pleh, dritë dhe me temperaturë pothuajse konstante.

Në këtë muaj sugjerohet që tëe mbillen gladiola, begonja dhe zambaku. Dëshira e adhuruesve të luleve është që të kenë një kopsht ose ballkon të lulëzuar gjithë vitin. Ndaj lulet që nuk thahen gjatë gjithë vitit janë një zgjedhje shumë e mirë jo vetëm për këtë, por ato kërkojnë pak kujdes dhe pak shpenzime. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!