Lukashenko: Përgjuam Gjermaninë dhe zbuluam se opozitari rus nuk u helmua

schedule23:05 - 3 Shtator, 2020

schedule 23:05 - 3 Shtator, 2020

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka bërë një deklaratë të fortë në kulmin e tensioneve në Minsk dhe tentativave të Perëndimit për të ndërmjetësuar me dialog.

Ai është shprehur sot se lideri opozitar rus, Alexei Navalny nuk është helmuar dhe se Berlini gënjeu. Por ku bazohet? Alexander Lukashenko deklaroi se Minsku përgjoi një bisedë mes Berlinit dhe Varshavës.

Ne përgjuam një bisedë midis Varshavës dhe Berlinit para deklaratës së Merkel, e cila thotë qartë se ky është një mashtrim” i tha Lukashenko kryeministrit rus Mikhail Mishustin.

Navalny nuk u helmua kurrë” tha Lukashenko. Presidenti i Bjellorusisë pretendoi që Merkel e bëri një lëvizje të tillë në lidhje me helmimin e Navalny “që Putin që të mos fuste hundët në punët e Bjellorusisë” tha ai.

Gjermania tha të mërkurën se testet kishin provuar që Navalny ishte helmuar me Novichok. d.b/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!