Lukashenko: Perëndimi mezi pret të tërheqë Bjellorusinë në një konflikt ushtarak

schedule13:00 - 2 Korrik, 2024

schedule 13:00 - 2 Korrik, 2024

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko deklaroi se ka shumë çështje që do të dëshironte t’i diskutonte me liderin rus Vladimir Putin, me të cilin do të takohet në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Astana.

Do të takohem me Putinin së shpejti. Ka shumë çështje që duhet t’i shqyrtojmë”, tha presidenti bjellorus gjatë një takimi me kryetarin e Dumës së Shtetit, Vyacheslav Volodin.

Perëndimi mezi pret të tërheqë Bjellorusinë në një konflikt ushtarak, shtoi Lukashenko gjatë takimit me Volodin.

Gjithashtu, gatë takimit, Lukashenko preku çështjen e bashkëpunimit dypalësh dhe situatën rreth Bjellorusisë.

“Ata mezi presin të na tërheqin në konflikt. Ata duan të na ndajnë përgjatë këtij kufiri, të na bëjnë të pamundur rezistencën dhe të nxisin tensione në atë masë sa të dridhet e gjithë bota. Situata është jashtëzakonisht e rëndë dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të qetësohemi”, tha Lukashenko.

Më herët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se vendosja e ushtrisë dhe pajisjeve ushtarake ukrainase në kufirin me Bjellorusinë po shkakton shqetësim jo vetëm në Minsk, por edhe në Moskë.

Nëse është e nevojshme, presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri bjellorus Alexander Lukashenko do të diskutojnë situatën kufitare. Të dy do të takohen në ditët në vijim në margjinat e samitit të SCO-së në Astana”, tha Peskov./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!