Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko është shprehur sot se gazetari që u arrestua pasi u detyrua të ulej në Minks, ishte duke përgatitur një rebelim të përgjakshëm.
Po ashtu, ai akuzoi Perëndimin se është duke nisur një luftë hibride kundër tij.
Në daljen e tij të parë publike që nga rrëmbimi i avionit të dielën, lideri bjellorus nuk tregoi asnjë shenjë tërheqjeje nga konfrontimi me vendet që e akuzojnë për pirateri ajrore.
“Siç e parashikuam, keqdashësit tanë nga jashtë vendit dhe nga brenda vendit ndryshuan metodat e tyre të sulmit ndaj shtetit,” u shpreh Lukashenko në parlament.
Bjellorusia i është nënshtruar sanksioneve të BE dhe SHBA që kur Lukashenko goditi protestat pro-demokracisë pas zgjedhjeve të shumëdiskutuara vitin që shkoi. Në fjalimin e tij në parlament, Lukashenko nuk dha detaje të “rebelimit të përgjakshëm” për të cilin akuzoi gazetarin Roman Protasevich se po e përgatiste. sb/abcnews.al/