Lukashenko: Nëse Ukraina na pushton, do të kundërpërgjigjemi

schedule22:16 - 2 Korrik, 2022

schedule 22:16 - 2 Korrik, 2022

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko është shprehur ditën e sotme se nuk është qëllimi i tij të përfshihet në konfliktin në Ukrainë. Por, ai ka shtuar se vendi i tij do të luftojë nëse dikush do të tentojë që të pushtojë territorin e tij. Lajmin e bën të ditur agjencia ruse e lajmeve Tass.

Ndërkohë, nga ana tjetër autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se Rusia mund të rinisë një tjetër ofensivë në kryeqytet.

Sipas Ukrainës, trupat ruse mund ta rinisin ofensivën nëse forcat bjelloruse i bashkohen pushtimit ose nëse forcat vendase shkatërrohen në frontin lindor. Paralajmërimi u bë nga Vadym Denysenko, një këshilltar i ministrit të Brendshëm ukrainas, sipas Ukrinform. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!