Lukashenko mohon se disa luftëtarë të Wagner janë afruar më pranë kufirit polak

schedule17:07 - 1 Gusht, 2023

schedule 17:07 - 1 Gusht, 2023

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko mohoi të martën pretendimet e Polonisë se rreth 100 mercenarët e Wagner , të cilët ndodhen në vend, janë afruar më pranë kufirit polak, sipas një deklarate të publikuar nga zyra e tij.

“Papritmas dëgjova një ditë më parë se Polonia është trembur se gjoja një njësi sa 100 njerëz po lëviz këtu. Nuk janë zhvendosur këtu. Dhe nëse e kanë bërë, ata e kanë bërë këtë vetëm për të përcjellë përvojën luftarake te brigadat, të cilat janë të stacionuara në Brest dhe Grodno, “tha Lukashenko gjatë një vizite pune në distriktin Kamenets, në rajonin jugperëndimor të Brestit, shkruan CNN.

Muajin e kaluar, ministria bjelloruse e mbrojtjes tha se forcat e vendit do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake me luftëtarët Wagner pranë kufirit të saj me anëtarin e NATO-s. Luftëtarët e Wagner kanë mbërritur në Bjellorusi pas një rebelimi jetëshkurtër nga grupi ushtarak privat në qershor.

“Më duhet të trajnoj personelin tim ushtarak, sepse një ushtri që nuk lufton është gjysma e ushtrisë”, shtoi Lukashenko sipas deklaratës. “Pra, ata [Wagner] janë këtu për të përcjellë përvojën e tyre.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!