Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka mbërritur në Rusi. Ditën e nesërme, Lukashenko do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.
Agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve Belta ka deklaruar se temat kryesore do të jenë “aghenda ndërkombëtare dhe çështjet rajonale”.
Takimi vjen pas vizitës që udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un zhvilloi në Moskë, ku u takua me Putinin.
Putin dhe Kim Jong Un ranë dakord për shkëmbim armësh, për të cilën SHBA dhe Perëndimi paralajmëruan sanksione./abcnews.al