Lukashenko mbërrin në Kinë, do të zhvillojë takim me Xi Jinping

schedule18:18 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 18:18 - 3 Dhjetor, 2023

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko mbërriti për një vizitë pune në Kinë, njoftoi zyra e presidentit bjellorus për agjencinë BeITA.

Gjatë vizitës dyditore në Pekin, kreu i shtetit bjellorus do të diskutojë çështje të tregtisë, ekonomisë, investimeve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me homologun e tij kinez Xi Jinping.

Programi i vizitës përfshin edhe një sërë ngjarjesh sociale dhe humanitare./abcnews.al